Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se mund të formohet një qeveri nga partitë që deri vonë ishin në opozitë.
Haradinaj tha se Kryeministër do të mund të bëhej Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.
“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, se ka më së shumë vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe ia propozojnë z.Lumir Abdixhiku, për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj në Kanal 10.
Ai tha se dp të ishte pro formimit të një qeverie nga këto parti dhe se nuk do të kishte ndonjë kërkesë.
Partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i bëjë votat as për votimin e Kryetarit të Kuvendit. Propozimi i tyre është Albulena Haxhiu, e cila ka dështuar të marrë votat e nevojshme qe gjashtë herë.
Në votimet e kaluara ka marrë 57 vota nga 61 sa nevojiten, teksa në votimin e sotëm ka rënë në 54 vota. Partitë i kanë kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten, mirëpo VV insiston në emrin e Haxhiut./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.