Haradinaj para ndeshjes së Kosovës: Sonte jemi me ju, si gjithmonë!
Kosova luan sonte me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si çdoherë, edhe sonte Kosova është me ta.
“Për djelmoshat që vazhdojnë të na bëjnë krenarë! Të gjithë sonte jemi me ju në Estadio La Cartuja.
Ashtu si gjithmonë! Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se, për Dardanët sonte do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.