×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron organizimin e një proteste kundër Qeverisë Kurti

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 23:32

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë, nuk ka përjashtuar as mundësinë se do të protestojnë nëse situata mbetet e njëjtë.

    “Jemi seriozë në punën tonë, edhe pse jemi grup i vogël parlamentar, e shihni sa seriozë jemi në punë. Por, nëse situata në tema të caktuara përkeqësohet, nuk e përjashtojmë edhe mundësinë e protestave. Por mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet institucionale”.

    Haradinaj vlerëson se partitë tjera opozitare nuk janë aq ballafaquese ndaj Vetëvendosjes dhe se AAK-ja mban fronin opozitar, njofton Klankosova.

    “Partitë e tjera opozitare kanë një tjetër dinamikë, e kanë një rrugëtim të vetin, jo aq ballafaques me Vetëvendosjen, të paktën nuk shihet se është ashtu. Është konstatim se fronin opozitar e mban Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbajmë ne dhe unë”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!