×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas rezultateve përfundimtare: S’ishte rezultati që kemi pritur

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 18:57

    Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur,  falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në.

    Haradinaj ka thënë se pavarësisht numrave, nuk do të rreshtin së punuari për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar.

    Postimi i plotë:

    Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës.

    E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht.

    Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës.

    Kosovë, paç ditë të bardha përpara!

    I juaji,

    Ramush Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!