×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas takimit me Kallas: Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 21:35

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit meshefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka thënë se kanë folur për urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës. 

    Haradinaj tha se kanë folur edhe për rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës për intergim.

    “Sot pata nderin të takoj Përfaqësuesen e Lartë, zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit.”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!