Kryeministri Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku u flit për marrëdhëniet e Kosovës me shtetin gjerman, por edhe tema si dialogu e vizat.
Sipas Haradinajt, Gjermania i ka thënë “PO” heqjes së vizave, duke shtuar se ka falenderuar për konsistencë në “mbrojtjen e sovranitetit”, shkruan Reporteri.net.
“Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar”, ka thënë Haradinaj.
Mirëpo, në konferencë pas takimit, Haradinaj ka pranuar se është vështirësuar puna për t’u future në agjendë të Këshillit të Evropës.
Ndërkaq, ai ka shtuar se temë e këtij takimi ishte edhe dialogu me Serbinë, për çka kryeministria tha se Kosova është për një Marrëveshje Gjithpërfshirësë që nënkupton njohjen reciproke me kufijtë ekzistues.
“Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka shtuar Haradinaj.
Ndërkohë, para gazetarëve, Haradinaj ka refuzuar të flas për idenë e re të Thaçit për bashkim me Shqipërinë, duke thënë se kjo temë edhe diskutuar në vazhdimësi./Reporteri.net