×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas tërheqjes së “Contour Global”: Kosova dështoi sërish në raport me SHBA-të

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:03

    Kompania Contour Global ka thënë se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavatë.


    Pas këtij njoftimi ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thotë se Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi.

    Postimi i tij:

    Në kohën e Qeverisë së Mashtrimit, Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara. Tash investitori Contour Global tërhiqet nga investimi në energji. Kosova e Re ka qenë projekti dhe investimi më i madh direkt në Kosovë, me 1.3 miliardë Euro!

    Ky projekt është bazuar në njërën prej pasurive kryesore të vendit tonë, rezervat e pesta të thëngjillit në botë, dhe do të zgjidhte problemin me furnizim stabil të energjisë në Kosovë. Për më shumë, ky projekt do të hapte 20 mijë vende të punës dhe do ta bënte Kosovën lider të energjisë.

    Bizneset pohojnë që humbjet vjetore, për shkak të energjisë jo stabile janë mbi 300 milionë Euro! Teknologjia e planifikuar do të zvogëlonte ndotjen e ambientit, me zëvendësimin e termocentralit të vjetër , për 10 herë.

    Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re.

    Dështimi i ndërtimit të Kosovës së Re dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1666272676830473

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!