×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Haxhi Shalën: Angazhimi i tij për liri e mirëqenie të qytetarëve është për t’u marrë shembull

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 13:04

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se angazhimi i Haxhi Shalës në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për t’u marrë shembull.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, është një sfidëq ë ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Haxhi Shala javë më parë u largua nga partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, për t’u bashkuar me AAK-në.

    Ndërsa gjatë ditës së djeshme, ai njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intevistim në cilësinë e të dyshuarit.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut.
    Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull.
    Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe.
    Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij.

    RH

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2017667801690957/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCvPEM9Cz8FLtWlAlSTLXFk2pHiYHZqJccNKvNqmT1NkJgzh3o7bIHj-_1RQUsPzi5L1YKOZUvYeVHijaIClm9_4UPEq1WVYa3ACP7nYC4eo6H55SLAQkH0Nu_AkjyhcYQ3qnn64M7nlotyjMrYyGJWrlV-kEwhZNbosXETbsUdeG6NE7BNcrMBy_-dtyVcBjCLFKyirFi4drk1lXYNQDOkDleU6Lq-YosUE4mx9oY_x3zCh9d1Ek-0uiBqwIfu0L7TWmsj1plCj7YzhhI7TdJi1rKQS0gcD2PdgHaJAp3FdmslbFpgwm6pN4dE14_VpAQsDypOTjRn1-Ww3jjUjMSLeA&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!