Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale.
Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
The initiative to open #Kosovo’s third civilian air route for commercial flights w/ #Serbia, after #Albania & #Macedonia, is a giant step fwd in advancing good neighborly relations & consolidating #Kosovo’s sovereignty. Grateful to @robertcobrien, @RichardGrenell and @lufthansa.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) January 20, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.