Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka komentuar kundërkandidatët e tij.I pyetur për kandidatin e LDK’së, Përparim Rama, Haradinaj ka deklaruar se nuk e njeh personalisht.
Por, përkundër kësaj, pretendenti për kryetar të Prishtinës ia ka përmendur Ramës faktin që kishte qenë arkitekt i lagjes “Lakeside Gardens”, projekt për të cilin kishte synime të realizohej pranë liqenit të Badovcit, por që kishte hapur debat e ishte kundërshtuar fuqishëm.
“Personalisht nuk e njoh. Kam dëgjuar edhe fjalë të mira, edhe fjalë të këqija. Ai e ka aferën e Badovcit, që e ka një problem të pakapërcyeshëm”, ishin fjalët me të cilat Haradinaj ka komentuar kundërkandidatin Përparim Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.