Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.
Ismaili ka thënë se partia e tij karshi Haradinajt e ka treguar veten, kur është emëruar Haradinaj si kryeministër.
“Kërkesa e Haradinajt për president është e parakohshme, në PDK asnjëherë nuk është diskutar për Haradinajn”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
“Zgjedhja e presidentit për neve nuk është jetë o vdekje, kur t’i vijë koha PDK’ja do të tregojë qëndrimin e saj”, ka deklaruar Ismaili.
“Ne si PDK e kemi treguar veten kur e kemi emëruar Haradinajn si kryeministër”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.