×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për tragjedinë në Gllogjan: Duhet me qenë prej guri mos me qajtë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 21:11

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse është përlotur në varrimin e dy nxënësve që u vranë në tragjedinë në Gllogjan të Drenasit, rreth një javë më parë.

    Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk ka mundur t’i mbajë lotët në varrimin e dy nxënësve.

    Madje ai thotë se ‘duhet me qenë prej guri mos me qajtë, kur i sheh familjarët e shokët dhe shoqet duke qajtë’.

    “Diçka shumë e papritur, spo di as spjegim me jep, qysh ka mundësi me ndodh një krim i tillë, është mjaft e habitshme për gjithë ne. Madje edhe lokacioni që është zgjedh, është mjaft e cuditshme me gjujt në fëmijë ashtu. Mjaft e trishtueshme me i pa gjithë atë familjarë, shokë e shoqe t’u kajtë, mërzi të madhe, duhet me qenë prej guri mos me kajt në ato raste edhe për faktin që ne i njohim këta njerëz, i kemi të afërm”, tha Haradinaj.

    Ai tregoi se me familjet e viktimave janë të afërm, madje tregoi se si babai i nxënëses së vrarë në Gllogjan ka qenë i paralizuar për një kohë të gjatë.

    “Florim Mustafaj ka qenë i paralizum një kohë të gjatë, ai kur është martu ka qenë lajmi ma i gëzueshëm se po i kthehet jetes edhe për fat i ka falë zoti fëmijë. Njëkohësisht Beqë Hamzaj, një familje e ndershme, të urtë. Këto familje nuk janë problematike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!