×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për uljen e subvencioneve për vreshtarët: Është goditje e rëndë, Qeveria Kurti të shfuqizojë këtë vendim

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 16:37

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me zbritjen e subvencioneve për vreshtarët.


    Sipas Haradinajt, ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve.

    Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

    Vendimi i Qeverisë për zbritjen e subvencioneve direkte për vreshtarët, nga 1000 euro sa ishin, në vetëm 400 euro, është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi.

    Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar.

    I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.

    Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!