×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Wisner: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 16:35

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së diplomatit amerikan, Frank Wisner, në moshën 86-vjeçare.

    Haradinaj ka thënë se Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës, shkruan Reporteri.met.

    “Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ëisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”, ka shkruar Haradinaj.

    Vdes në moshën 86 vjeçare Frank Wisner, diplomati amerikan që punoi për Pavarësinë e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!