×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Xhemailin: E kemi krah të djathtë që shumë vjet në Aleancë, një i ri që i duhet Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 11:11

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në një tubim të mbajtur në Kodrën e Trimave, ku prezent ishte edhe Kushtrim Xhemaili, Zëdhënës i AAK-së dhe njëherësh kandidat për deputet me numër 66, ka vlerësuar këtë të fundit, duke theksuar angazhimin e Xhemailit në Kuvendin e Kosovës si këshilltar i grupit parlamentar të AAK-së, por edhe si Zëdhënës i saj në tre vitet e fundit.

    Haradinaj ka thënë se Xhemaili është rritur në Aleancë dhe se e kanë pasur krah të djathtë për 10 vjet.

    “Kushtrimi është një djalë që u rrit në Aleancë. Kushtrimin e kemi pasur krah të djathtë brenda Kuvendit të Kosovës për afro 10 vjet e tash në parti si bashkëpunëtor i afërt i Ramushit si Zëdhënës i saj. Sot, si kandidat nga brezi i ri i Aleancës, është një zë që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!