Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook, se ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën.
“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.