Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që ministri Reka duhet të jap dorëheqje.
Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e tij pas ai kishte bërë ofertën që Serbia të ketë qasje në detin Adriatik e pastaj të futet edhe në Shqipëri.
Tutje ai ka përmendur dy ofertat e qeverisë Kurti, duke thënë se këto prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik, shkruan Reporteri.net
“Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para. Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit. Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik”, ka shkruar Haradinaj