×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përshëndet kapjen e autorëve të krimit në Gllogjan: Është një mesazh i qartë se drejtësia do të arrijë te secili

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 22:01
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur lajmin për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

    Ai tha se ky është një mesazh i qartë se drejtësia do të arrijë te secili.

    “Përshëndes kapjen e autorëve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.” Shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

    Tutje ai i përgëzoi organet e rendit dhe drejtësisë për, siç tha, punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që i ka tronditur të gjithë.

    Tre persona ishin vrarë dhe një tjetër ishte plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!