Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij, përveç Ramush Haradinajt, nuk voton asnjë kandidat për president.
Në emisionin Pressing në T7, Haradinaj thekësoi se subjekti i tij nuk e prishë Qeverinë, por këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin, shkruan Reporteri.net.
“Ne nuk e prishim qeverinë. Këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin. Jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit dhe madje kemi qenë të gatshëm të heqim dorë nga njerëz të caktuar për shkak të rrethanave që do krijoheshin. Por, kushdo që kërkon të largojë AAK’në dhe 15 deputetët e saj nga koalicioni le të urdhërojë.”, ka thënë ai.
Tutje Haradinaj ka folur edhe për shumicën parlamentare, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos dhe kushdo që i ka 61 deputetë, mund ta krijojë Qeverinë.
Haradinaj pohon se është pro zgjerimit të Qeverisë.
“Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos pas largimit të një partie nga qeveria dhe kushdo që i ka 61 numra krijon qeverinë. Jemi pro zgjerimit të qeverisë. Një qeveri më e madhe do krijonte stabilitet më të madh.”, shtoi ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.