×
  • Lajme
  • Lajme / Defender Europe 2025

    Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s na bën krenarë të gjithëve

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 16:53

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se na bën krenarë të gjithëve pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashëta me vendet e NATO-s, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit, falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre”, shkruan mes tjerash Haradinaj.

    Postimi:

    Pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën të ndihemi krenarë të gjithëve.

    Në vitin 2018, në dakordim të plotë me Pentagonin, votuam ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht, ramë dakord për planin zhvillimor 10-vjeçar, për certifikimin e njësive dhe për angazhimin tonë bilateral e multilateral për paqe krah Amerikës dhe aleatëve tanë.

    Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit, falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre.

    Përgëzoj Ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në “Defender Europe 2025”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!