Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të LDK’së, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij.
Haradinaj tha se nëse Kurti do të mbante në fuqi taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.
“Po ta kish mbrojt zoti Kurti taksën, do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.
Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.
“Më 20 mars e ka heqë taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.