×
  • Lajme
  • Fokus / AAK

    Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:11

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar propozimin e kreut të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikut për takim.

    Kështu ka bërë të ditur vet Abdixhiku në një konferencë për media, ku ai propozoi qeveri nacionale të tranzicionit.

    “I kam njoftuar që të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe më pas do të jetë çështje e partive ndaras se çfarë do të thonë”.

    “Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, është shprehur ai.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Ndryshe, Lumir Abdixhiku pasi mbledhi sot kryesinë e partisë së tij ku u diskutua letra e Kurtit, duke u arsyetuar se “vendi sot është në krizë”, doli me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    Propozimi për qeveri të tranzicionit, çka nëse PDK e AAK refuzojnë? Abdixhiku jo veç Kurtit: Nuk e tradhtojmë votuesin tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!