×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj premton: Kuota e vreshtave, nga 1000 do të bëhet 1300

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 21:16

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte sonte në Rahovec, ku para qytetarëve të Rahovecit ka folur për të arriturat e qeverisjes së deritashme dhe planet për të ardhmen.


    Haradinaj para rahovecasve ka zbuluar edhe premtimet e tij për të ardhmen, duke përfshirë rritje të subvencioneve.

    “Sot iu kam dhënë një premtim vreshtarëve, verëtarëve e perimtarëve. E kemi një memorandum që do ta arrijmë bashkë. Aty përfshihet rritja e kuotës në vreshtari, nga 1000 sa është tash në 1300 euro për hektar, në perimtari nga 300 në 600 euro dhe në drithëra prej 150 në 300”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!