I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Thotë se vlerësimet ndërkombëtare thonë se ajo është ‘inekzistente’ në tema të rëndësishme. Ai poashtu shtoi se Osmani është dashur ta kundërshtonte Kurtin sa i përket projektit të gazit amerikan.
Komentet Haradinaj i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Jo vetëm Kurti, as presidentja nuk e ka një status të respektuar. Ishte në Amerikë në njëfarë shëtitje. Presidente e vendit e me të prit niveli i tretë në Departament të Shtetit, nuk ishte ndonjë status. Ishte një shkuarje për qejf”, tha Haradinaj.
‘Mendoj se është në shërbim të kryeministrit zonja Osmani total. Pra nuk po arrin me dalë prej obligimit. I ndjen ndoshta obligim moral a ku e di unë, por s’po del jashtë … Ajo mundet me i ndihmuar Kurtit. Është dashur të dalë pro projektit të gazit. Ndoshta ishin hidhëruar ndërmjet njëri-tjetrit për një javë por i kishte ndihmuar Kosovës dhe kryeministrit”, shtoi ai.
“Çdo vlerësim i jashtëm është që presidentja është inekzistente në tema të rëndësishme në Kosovë. E ka një vend ceremonial por vendimet i merr Kurti. S’kemi parë qëndrim të saj që e sfidon Kurtin”, theksoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.