Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka thënë se Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim.
“Sot në Gllogjan pata kënaqësinë të pres një delegacion të Ushtrisë Shqiptare të përbërë nga kolonelë të nderuar të saj, ku së bashku nderuam të rënët për liri. Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë. 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Haradinaj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.