×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pritet me nderime në Lezhë: Qyteti i Skënderbeut përfaqëson vlera të lashta historike

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 18:58

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar Bashkinë e Lezhës, Memorialin e Skënderbeut dhe Muzeun Etnografik.

    Haradinaj gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga kryetarët e komunave, Zenun Elezaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Bali Muharremaj.

    Haradinaj ka thënë se Lezha, qyteti i kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përfaqëson vlera të lashta kulturore e historike.

    Me këtë rast Haradinaj ndau medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Bashkinë e Lezhës, me motivacionin për bashkëpunim.

    “Secila vizitë në Lezhë, ofron udhëtim nëpër histori, kulturë të pastër dhe atmosferën mikëpritëse tradicionale shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!