×
  • Lajme
  • Lajme / SHBA

    Haradinaj pritet në Legjionin Amerikan

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 10:22

    Gjatë vizitës në SHBA, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në Legjionin Amerikan.

    Haradinaj ka njoftuar se në takim me drejtorin e këtij legjioni Mario Marquez ka diskutuar për punën që amerikanët bëjnë për veteranet e luftës.

    “Në kuadër të vizitës në ShBA, jam ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prita nga Drejtori Ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.

    U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!