Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij mbështetë rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Ne e përkrahim mocionin. Situata nuk është e lehtë, prandaj mbajtja pezull e kësaj gjendje nuk është në doBi, është mirë të ndërmerren të gjitha masat”, tha ai shkruan Reporteri.net.
Haradinaj tha se duhet të krijohet një qeveri e re në Kuvend për tejkalimin e gjendjes aktuale, por siç tha edhe për të gjitha temat që e presin vendin.
I pyetur se a do të bëhet pjesë e një qeverie teknike, Haradinaj ka thënë “Nuk e di, është herët me fol”, tha ai.
Kreu i AAK-së më tej tha se Kurti ka dezertuar në temat kryesore të vendit dhe se Kosova ka pasur një qeveri konfliktuoze.
Ai tha se Kurti e ka faktorizuar Serbinë pasi ka lënë vendin pa taksë dhe pa miq.
Haradinaj ka paralajmëruar edhe takime tjera me Mustafën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.