Prodhuesit vendorë, pjesëmarrës në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i ka vizituar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka apeluar te prodhuesit vendorë që ta ruajnë kualitetin, pasi eventualisht mund të ballafaqohen me konkurrencën, në rast të heqjes së taksës për produktet serbe.
“Jam i gëzuar që pashë një energji të mirë të sipërmarrësve, besoj që do na pret punë në ekonomi por do jemi bashkë. I apeloj prodhuesve tonë që të kenë kujdes në kualitet sepse nuk është gjithmonë situata e njëjtë, najherë edhe hiqet taksa e këta s’bon me kujtu që nuk do jenë në konkurrencë”, tha ai.
Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se është me rëndësi që një pjesë të madhe e panairit i kanë zëvendësuar produktet serbe.
“Është me rëndësi që gjithë këtë pjesë e kanë zëvendësuar produktet vendore”, tha Rukuqi, tha Rukiqi.
Panairi ka qenë organizim i përbashkët i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.