×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj qetësohet me xhudo, stërvitet me Majlinda Kelmendin

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 9:39

    Si çdo vikend që merret me sport, këtë të shtunë, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka vendosur ta kalojë duke bërë xhudo.


    Ai ka shkuar në Pejë të stërvitet më kampionen olimpike Majlinda Kelemendi. Kjo nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj dhe Majldina Kelmendi, janë stërvitur në këtë mënyrë.

    Trajneri i Majlindës, Driton Kuka ka postuar një fotografi ku shihet Majlinda dhe kryeministri Haradinaj dukë bërë xhudo.

    “Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!