3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve duke cituar Raportin e Reporterëve pa Kufij. Ai tutje u shpreh se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.
“Ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018. Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.
Kryeministri u shpreh se Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët, siç thotë ai për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit.
Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.