×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj “qorton” gazetarët që shkruajnë për shefin e AKI-së: Bëni kujdes

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 13:28

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për dorëheqjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Shpend Maxhuni.


    Ai ka thënë se arsyeja pse ka dhënë dorëheqje Maxhuni është shëndetësore.

    Haradinaj është pyetur nga gazetarët se kush mund të jetë pasues i Maxhunit por nuk ka dhënë një emër, duke thënë se “nuk kam emër dhe më duhet me shqyrtu si duhet me u sjell”.

    Haradinaj ndërsa ka thurur lavadata për punën e Maxhunit.

    “Shpendin e asociojnë me Hashimin, ka disa keqkuptime të plotë njerëzve në shoqërinë tone. Nuk ka dhënë dorëheqje pse po vjen qeveria “Kurti”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka pasur një mesazh për gazetarët që shkruajnë për AKI-në.

    “Punën e kryespiunit është zor me ditë, nuk e dinë ata që po shkruajnë artikuj. Si mund ta gjykoni punën e kryespiunit, kur nuk keni informata, me paragjykuar pa informata. Paragjykimi është gabim. I lus gazetarët bëni kujdes. Vlerësimet për punën e tij (Maxhunit) janë të larta prej profesionistëve tonë por edhe botërorë”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!