×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qysh në kohen e VLAN-it e vërejta dogmën mashtruese të Vetëvendosjes

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 21:02

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka përsëritur se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti përdorë dogmë për të mashtruar qytetarët.


    Ai duke kujtuar kohen kur VV-ja bashkë me LDK-në, AAK-në e NISMA’n kishin krijuar koalicionin VLAN, pohon se qysh atëherë e kishte vërejtur siç thotë ai “dogmën mashtruese nga Vetëvendosja”.

    Kjo sipas tij mund të vërehet tash haptas edhe me premtimet për c’kapje të shtetit, duke kritikuar çuarjen në borde të ndërmarrjeve publike njerëz të partisë së Kurtit.

    “Kam qenë kandidat për kryetar Qeverie edhe i Vetëvendosjes dikur, në VLAN. Ne kemi hetu një dogmë mashtruese nga Vetëvendosje, pra dogma është mashtruese. Nuk është e vërtetë ajo që e thonë dhe ajo që e bëjnë. Shifne me atë të c’kapjes së shtetit”, thotë Haradinaj në intervistën e parë për Reporteri.net.

    “Por çka është c’kapje, me i hekë të partisë tjetër e me i pru të partisë tande? Kjo nuk është c’kapje, kjo është kapje ndryshe, por jo c’kapje e shtetit”, shton ish-kryeministri.

    “Ne kemi qenë të sinqertë duke i ballafaqu ata me dogmën mashtruese, dhe mashtrimin. Shpresoj se Vetëvendosje do të mësojë nga gabimet që i ka bërë”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!