×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon ndaj Qeverisë pasi s’ua pagoi policëve orët shtesë dhe ndërrimin e natës

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 23:18

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës nga ana e shtetit.

    Haradinaj tha se vija e parë e sigurisë, policia të cilën ai e quajti të jashtëzakonshme, nuk po e merr as atë që i takon minimalisht.

    “Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës”, shkroi Haradinaj.

    Më tej, ai u shpreh se këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtati vetëm atyre që janë armiq të Kosovës.

    “Nuk kemi polici për t’i përbuzur”, tha Haradinaj.

    Për muajin mars, Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të FSK-së nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!