Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së 82-vjeçarit i cili ishte i prekur nga koronavirusi, ku ky ka shkaktuar viktimën e parë në Kosovë si të prekur me virus.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, shkruan Reporteri.net
Ndryshe, sipas Haradinajt Kosova pësoi nga pandemia, por kjo për shkak të keq menaxhimit të situatës, duke thënë se Qeveria në ikje në vend se të merret me problemin kyç e vë në rrezik popullin.
“Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi. Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë. Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri”, ka shkruar Haradinaj.