×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon për 23 vjeçaren e cila po trajtohet në QKUK: Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 14:17

    23 vjeçarja që u lëndua të enjten për shkak rënies së çatisë së Komunës së Re të Prishtinës, i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, ndërkohë trajtimi i saj është duke vazhduar në Mjekimin Intenziv Qendror.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpjet, duke thënë se këto momente nuk janë aspak të lehta, dhe duke uruar që ajo të i përballojë ndërhyrjet e mjekëve, shkruan Reporteri.net.

    |”Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta. Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti i djeshëm dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndërkohë, ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Berisha i ka uruar shërim të shpejtë Elzës.

    Pamje me VIDEO ku një vajzë mbeti e lënduar nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

    23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës pritet t’i nënshtrohet një operacioni

    E lënduara nga rënia e çatisë së Komunës është motra e deputetes së VV-së

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!