Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin në 21-vjetorin e rënies.
Haradinaj me këtë rast tha se rënia e tyre ishte goditje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 21 vite më parë, flijuan jetën për të realizuar ëndrrën tonë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por frymëzim që të vazhdohet rruga për liri “- tha Haradinaj.
“Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit. Lavdi!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.