×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Rritja minimale e pensioneve duhet të jetë 50%, e jo 20%

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 17:36
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pensionet janë aq të ulëta sa rritja e tyre prej 20% nuk përbën asnjë ndryshim.

    Haradinaj ka thënë se lajmi që ka nisur pagesa e pensioneve me rritje është përpjekje e radhës për manipulim.

    “Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%.

    “Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!