Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është kundër zgjedhjeve të reja për shkak të coronavirusit, duke shtuar se janë PRO një qeverie të re.
Haradinaj e ka parë të pamundur të shkohet tani në zgjedhje. Sipas tij, duhet respektuar Kushtetuta nëse ajo e mundëson krijimin e një qeverie të re, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, ish-kryeministri tha se partia e tij do të votonte edhe një qeveri ku nuk përfshihen ata, duke shtuar se “nuk është koha e apetiteve për pushtet”. Madje, ai tha se nuk do ta ketë asnjë funksion në qeverinë e re.
“Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, edhe partitë e tjera e kanë përkrahur krijimin e një qeverie të re, përvec VV-së, e cila është për zgjedhjet të reja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.