×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shefi i Kabinetit të Kurtit i ka tri shtëpi në lagjen luksoze ‘Marigona Residence’

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 19:58

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Luan Dalipi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit në largim, Albin Kurti, posedon tri shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Residence”.


    Në një intervistë për Insajderin, Haradinaj është shprehur se kryeministri në largim Kurti është “më i korruptuar” se të gjithë politikanët e tjerë.

    Ai ka thënë se Luan Dalipi, bashkëpunëtor i Albin Kurtit, është i akuzuar për korrupsion.

    “Ai është më i korruptuar se të gjithë të tjerët. Ai e ka praktikën: ‘t’ua thom, sa s’më kanë thënë. Ai ka marrë Luan Dalipin shef të Kabinetit. Një njeri të akuzuar për korrupsion nga BE-ja. Luan Dalipi ka tri shtëpi në Marigonë. Pyetja shtrohet: ‘A mos dy prej tyre janë të Albinit dhe Vetëvendosjes?’”, ka thënë ish-kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!