Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ky është postimi i kryeministrit:
Me kabinetin qeveritar, për ngushëllim në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit. Ministrit Reçica i shpreha konsideratën time për punën dhe kujdesin e tij. Kurse nënës së tij i urova forcë që ta përballojë këtë dhimbje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.