×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj shkon te rrobaqepësi për një arsye të veçantë

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 11:18

    Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar këtë mëngjes sikur ditët e tjera, pasi ka zgjedhur t’i vizitojë dy zejtarë të vjetër të Prishtinës.


    Vetë Haradinaj ka treguar se këtë mëngjes e ka ndarë me Hakiun dhe Naimin, dy rrobaqepësit më të mirë të Prishtinës, por jo për të qepur diçka. Ai i vizitoi vetëm për të pirë kafe, shkruan Reporteri.net.

    “Mëngjesin e sotëm, ndava disa çaste me Hakiun dhe Naimin, dy ndër rrobaqepësit më të mirë në Prishtinë”, ka shkruar kryeqeveritari.

    Ndërkaq, pas këtij takimi, Haradinaj ka vazhduar agjendën duke marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Fushë-Kosovë – Hani i Elezit.

    Ndryshe, Haradinaj shpesh njofton për mëngjese jo të zakonshme, ku shpesh takon për kafe policët që e ruajnë por edhe të tjerë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!