Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjitha ato shtete që i dolën në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit që mori jetën e 51 personave.
“Në ditët më të vështira erdhën në ndihmë fqinjët e parë anë e kënd botës. Dhe kjo është një dëshmi që jemi të rreshtuar në anën e duhur. Dëshiroj të falënderoj të gjitha kombet që ndihmuan. Pasi i qajtëm e i varrosëm viktimat, tani nis beteja për të gjallët. Ne jemi unik si kurrë më parë, veri e jug, Kosova e Shqipëri, pushtet e opozitë për njerëzit në nevojë. Ne kemi reaguar si shtet, me njësitë e kërkim shpëtimit”, ka thënë Haradinaj, në një ceremoni për dekorimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës për punën e kryer gjatë emergjencës së tërmetit në Shqipëri.
Ai ka falënderuar po ashtu të gjithë shtetasit e Kosovës që hapën dyer e tyre për shqiptarët e prekur nga tërmeti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.