Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar në seli të Aleancës, myftiut Naim ef Tërnava së bashku me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avancuara, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avancuara”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.