×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Situata me koronavirus kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha institucioneve

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:45

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar vigjilencë nga të gjithë pas situatës së krijuar në Kosovë me përhapjen e COVID-19.


    Haradinaj po ashtu i ka përgëzuar institucionet, të cilat me vetëmohim po u ndihmojnë qytetarëve.

    “Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai ka thënë se kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjithëve, si dhe ka porositur për respektim të vendimeve.

    “Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore. Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!