×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi i OVL-UÇK-së në Pejë

    Haradinaj: “S’jam në dashni të madhe as me PDK dhe as me LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti”

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 15:25

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, thotë se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti, kryeministrin Albin Kurti.

    Në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së së UÇK-së në Pejë, Haradinaj tha se Kurtin mund ta ndryshojë opozita.

    “Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i AAK-së tha se është shumë optimist që ndryshimi do të vie.

    “Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!