×
  • Lajme
  • Lajme / Krimet e Serbisë

    Haradinaj: Sot kujtojmë jetët a pafajshme në Kosovë që regjimi i Millosheviqit i rrëmbeu

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 12:37

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot bashkëluftëtarët e rënë më 5 prill 1999.

    Në shkrimin e tij, Haradinaj ka kujtuar gjithashtu të rënët e masakrës së Rezallës së Drenicës dhe bashkëluftëtaren Fetnete Ramosaj.

    Shkrimi i plotë:

    Betejat e Luftës Çlirimtare u shënuan me emrin dhe heroizmin e Dëshmorëve të Kombit. Sot kujtojmë një nga trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nismëtarin e lirisë, Naser Brahimaj – Bardheci. Me pushkën e tij u shënuan shumë beteja të luftës çlirimtare.

    Në përvjetorin e rënies, kujtojmë po ashtu bashkëluftëtarët; Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.

    Sot gjithashtu bëhen 5 vjet pa bashkëluftëtaren time, zërin e ushtrisë çlirimtare dhe të ndërgjegjes së popullit, Fetnete Ramosaj.

    Kujtojmë po ashtu jetët e pafajshme që forcat e regjimit të Millosheviqit i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

    Përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

    Lavdi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!