Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pritet të intervistohet nga dhomat e specializuara në Hagë.
Haradinaj dje udhëtoi drejt Hagës, pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pak para nisjes për në Hagë, ai përmes një shkrimi në Facebook, tha se qëndron i palëkundur në vendimet e tij dhe se ftesës së Speciales i përgjigjet si qytetar i i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, dje në intervistë për Reuters, ish kryeministri i Kosovës, tha se do të kandidojë sërish për të marrë detyrën nëse nuk është i akuzuar. Kjo është hera e dytë që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryeministër.
Në vitin 2005, ai u padit nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Ai u gjykua dhe u lirua dy herë nga ajo gjykatë. Po ashtu, sot pritet të intervistohet edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.