Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë.
Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë, ku tubimi do te nis nfa ora 14:00.
“Kosova ka nevojë për një qeverisje që krijon mundësi, jo pengesa. Që mbështet biznesin vendor në vend që ta pengojë me taksa të panevojshme,” tha Haradinaj dje gjatë qëndrimit në Gjermani.
Në kuadër të programit të tij zgjedhor, Haradinaj premtoi uljen e taksave për bizneset e vogla dhe të mesme, thjeshtësimin e procedurave administrative dhe mbështetje të dedikuar për start-up-et, ndërsa pritet ta prezantojë programin e plotë të partisë para bashkatdhetarëve sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.