Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbër.
Po ashtu kryeministri i vendit ka thënë që Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie, shkruan Reporteri.net
“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica. Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndeshja miqësore, e zhvilluar me qëllime bamirësie, ndërmjet skuadrave të zgjedhura nga Granit Xhaka dhe Milot Rashica, përfundojë me barazim 4:4.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.